Ngjarja e fundit që u raportua në Katar, ku delegacioni negociator i Hamasit i kryesuar nga Khaled Meshal dhe dr. Khalil al-Hayya shpëtoi nga një atentat i organizuar, përbën një moment të rëndësishëm jo vetëm në planin e sigurisë, por edhe në skenën e gjerë politike të rajonit.
Dyshimet që shpëtuan jetë
Sipas burimeve, insistimi i Shteteve të Bashkuara që takimi të mbahej në një vilë private dhe jo në ambientet e zakonshme të hotelit ngriti alarm te drejtuesit e Hamasit. Ky detaj, që mund të dukej teknik dhe pa rëndësi për vëzhguesin e jashtëm, për Hamasin ishte sinjali i parë se diçka fshihej pas skemës.
Duke marrë masa, ata dërguan truprojat së bashku me telefonat celularë të liderëve në vendin e takimit. Rezultati ishte tronditës: sapo u aktivizuan pajisjet, avionët bombarduan ndërtesën me 15 raketa, duke e shkatërruar tërësisht. Plani, i cili sipas burimeve përfshinte edhe lëndë shpërthyese brenda vilës, dështoi.
Mesazhi politik i operacionit
Ky atentat i dështuar nuk mund të shihet vetëm si një përpjekje për eliminimin fizik të dy drejtuesve të lartë. Ai bart një mesazh politik shumë më të gjerë: Hamas është ende në qendër të ekuacionit rajonal, dhe prania e figurave të tilla si Meshal dhe al-Hayya përbën një pengesë serioze për strategjitë amerikano–izraelite në Lindjen e Mesme.
Ky operacion synonte jo vetëm të dobësonte lëvizjen, por edhe të dërgonte një sinjal për çdo tentativë të saj për t’u shfaqur në tryezat ndërkombëtare si palë e barabartë. Elitimi i figurave të tillë do të kishte krijuar një boshllëk në lidership dhe një mesazh frikësues për aktorët e tjerë të rezistencës.
Një dështim që ekspozon aleancat e fshehta
Nga ana tjetër, ky episod zbulon natyrën e bashkëpunimit të ngushtë mes Uashingtonit dhe Tel Avivit në skenarë të tillë. Përfshirja e të dy palëve në një atentat të përmasave kaq të mëdha brenda territorit të një shteti si Katari, nxjerr në pah tensionin e brendshëm të aleancave rajonale dhe mungesën e respektit për neutralitetin diplomatik.
Shpëtimi dhe simbolika e tij
Shpëtimi i delegacionit të Hamasit ka një simbolikë të fortë. Për mbështetësit e rezistencës, kjo u interpretua si një ndërhyrje hyjnore, një dëshmi se lidershipi i lëvizjes është i mbrojtur pavarësisht planeve të armiqve. Për kundërshtarët politikë, ky është një dështim spektakolar që minon besueshmërinë e planeve të sigurisë së koordinuara nga superfuqi.
Përfundim
Ngjarja në Katar nuk është thjesht një kapitull i mbyllur në librin e atentateve të dështuara. Ajo është një tregues i fuqisë së vigjilencës politike dhe i aftësisë së Hamasit për të luajtur një hap përpara në lojën e inteligjencës. Në një kohë kur Lindja e Mesme po kalon transformime të thella, çdo përpjekje për eliminimin e figurave kyçe kthehet jo vetëm në një akt lufte, por edhe në një betejë narrative për legjitimitet dhe mbijetesë politike.
Dëshmorët e sulmit në Doha:
1.Dëshmori Jihad Lebid (Abu Bilal) – Drejtor i zyrës së dr. Khalil al-Hayya
2.Dëshmori Hummam al-Hayya – Djali i dr. Khalil al-Hayya
3.Dëshmori Abdullah Abdulwahid (Abu Khalil) – Shoqërues i dr. Bassem Naim
4.Dëshmori Mu’men Hassouneh (Abu Omar) – Shoqërues
5.Dëshmori Ahmed Abdulmalik (Abu Malik) – Shoqërues
Netanjahu u urdhëron ministrave heshtje pas dështimit të atentatit në Doha
Pas dështimit të tentativës për atentat ndaj udhëheqësve të Lëvizjes Hamas në Doha, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka urdhëruar ministrat e kabinetit të tij të mos japin asnjë intervistë apo koment publik mbi ngjarjen. Ky vendim shihet si përpjekje për të kontrolluar narrativën dhe për të shmangur ekspozimin e detajeve që mund të zbulojnë përfshirjen izraelite në operacionin e dështuar.
