17.7 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Tej imagjinatës: hedhja në erë “për qejf” e një xhamie nga ushtria izraelite

Më të lexuarat

Çdo ditë e më shumë, Gaza po shpërfaq fytyrën e vërtetë të një shteti pa asnjë princip e moral, siç është Izraeli, që pos krimeve të paimagjinueshme, shkon dhe më përtej imagjinatës në ligësinë që e ka në asht, në rrënjë, e ka identitet.

Ushtarët sionistë hodhën në erë xhaminë e bukur Tamim Al-Dari në zonën Al-Amiriya, në perëndim të Beit Lahiya në Rripin e Gazës.

Dhe e bënë këtë kot, për qejf, por jo krejt ashtu, pasi në thelb, ajo çfarë bën shteti sionist, siç ka bërë gjithnjë, që kur është krijuar, është dhe lufta ndaj besimit të tjetrit, specifikisht atij islam. Rrënjët e kësaj gjenden thellë në histori.

Pas bastisjes xhamia ishte e zbrazur dhe e shkatërruar nga brenda, por ushtarët e hodhën në erë tërësisht, tamam për qejf. Videoja është postuar nga një ushtar me origjinë ukrainase.

Kujtojmë se kjo ushtri mizore nuk ka lënë xhami në këmbë në Gaza, ngjashëm me serbët në luftrat në Bosnje e Kosovë, ku xhamitë i kishin ndër shënjestrat kryesore. /teshesh.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit