23 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Të gjithë me sytë nga Ukraina, po Jemeni?

Më të lexuarat

Sulmi rus, edhe më keq për vendin nën katastrofë humanitare

Jemeni nuk duhet të harrohet për shkak të krizës në Ukrainë, thanë pjesëmarrësit në një konferencë të Kombeve të Bashkuara kushtuar Jemenit dhe paralajmëruan për situatën katastrofike humanitare dhe urinë që kërcënon atë vend nëse së shpejti nuk do të ketë donacione të reja.

Kombet e Bashkuara e konsiderojnë Jemenin e shkatërruar nga lufta si “katastrofën më të rëndë humanitare” në botë dhe paralajmërojnë se paratë që parandalojnë përkeqësimin e situatës tani po mbarojnë.

“Lufta shkatërruese në Jemen po vazhdon për shtatë vjet, ekonomia është e shkatërruar dhe shoqëria po shembet. Ne u takuam për të mbushur boshllëkun e madh në financimin e aksionit humanitar të shpëtimit”, tha njeriu i parë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) Martin Griffits.

Ai vuri në dukje se gati 4.3 miliardë dollarë duhet të mblidhen këtë vit për ndihmën që pritet nga më shumë se 17 milionë njerëz në të gjithë Jemenin.

“Ne shpresojmë të mbledhim para për ushqim, ilaçe dhe strehim për personat e zhvendosur,” tha Griffits, duke shtuar se situata në Ukrainë do të kishte “pasoja dytësore të gjera për krizën humanitare në Jemen”.

“Kjo me siguri do të dëmtojë banorët e Jemenit, duke pasur parasysh se vendi është pothuajse tërësisht i varur nga importet e ushqimit, me pothuajse një të tretën e sasive të kërkuara të grurit që vijnë nga Ukraina,” tha Griffiths.

Sipas të dhënave të OCHA, nga 31.9 milionë qytetarë të Jemenit, ndihma humanitare është e nevojshme për 23.4 milionë njerëz, nga të cilët 12.9 milionë janë në rrezik akute. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit