8.2 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Takimi Erdoğan-Trump do të mbahet më 16-17 maj

Më të lexuarat

Erdoğan: “Data është caktuar. Besoj më 15-16 maj do të vizitoj Kinën. Nga Kina do të nisem për atje. Me siguri, 16-17 maji është data e takimit”

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se me presidentin amerikan, Donald Trump, do të takohet më 16-17 maj, raporton Anadolu Agency (AA).

I pyetur në një intervistë për televizionin A News se kur do të takohet me homologun amerikan Trump, Erdoğan ka thënë: “Data është caktuar. Besoj më 15-16 maj do të vizitoj Kinën. Nga Kina do të nisem për atje. Me siguri, 16-17 maji është data e takimit. Domethënë, më datë 15 do të largohem nga Kina dhe do të udhëtoj direkt për në Amerikë.”

Erdoğan ka theksuar se është e nevojshme që ta rrisin vëllimin e tregtisë mes Turqisë dhe SHBA-ve në 50 miliardë dollarë, duke shtuar se vizita në SHBA do të jetë “e begatshme dhe e qëlluar”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit