12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Takimet e Escobarit në Kosovë dhe zhvillimet në veri – “barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë”

Më të lexuarat

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar gjatë të hënës ishte për vizitë në Kosovë, ndërsa takoi liderët e vendit, presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Escobar gjatë të hënës takoi edhe përfaqësuesit e Listës serbe, ndërkaq takimi i së hënës ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19 u detyrua të anulojë vizitën e tij.

Ndonëse nga këto takime i dërguari i SHBA-së nuk dha ndonjë deklaratë për media dhe nuk komentoi situatën në veri pas vendosjes së barrikadave, deklarata për media kanë pas takimeve kanë lëshuar nga Zyra e Presidencës dhe e Kryeministrisë.

Presidentja Osmani shprehu falënderim për mesazhin e qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe kërkesën për heqjen e menjëhershme të barrikadave e ndalimin e kërcënimeve dhe frikësimit të qytetarëve lokal, si dhe sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, zyrtarëve të komisionit zgjedhor dhe misionit të EULEX në Kosovë.

“Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon. Presidentja Osmani ka theksuar nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit të vendosura nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të dirigjuara nga Vuçiqi.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ajo potencoi se sulmet ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare janë krime për të cilat autorët e këtyre sulmeve duhet të përballen urgjentisht me drejtësinë”, thuhet në komunikatë.

Në takim me emisarin Escobar, presidentja Osmani ka potencuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në procesin e dialogut, dhe se veprimet e Serbisë janë tentim për të minuar dialogun për njohje të ndërsjellë.

Në takim u diskutua se si të avancohen edhe më tej raportet mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve, dhe në veçanti kërkesën e Presidentes Osmani të bërë në qershor 2022 për fillimin e dialogut strategjik në mes dy shteteve, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.

Pas presidentes Osmani, takim me të dërguarin e SHBA-së për dialogun ka zhvilluar edhe kryeministri Albin Kurti.

Sipas komunikatës për media, në takim u diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe kryeministri Albin Kurti

Kurti dhe Escobar thanë se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë.

“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë”.

Të hënën, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin, rrjedhimisht dhe për dialogun Kosovë-Serbi ka zhvilluar takim edhe me përfaqësuesit e Listës serbe.

Sipas njoftimit të Listës Serbe, ata kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit e Listës serbe

“Përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar me të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, situata në veri të jetë e tensionuar për shkak të vendosjes së barrikadave dhe se rrugët në drejtim të kufijve Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbeten të bllokuara. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit