16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Surja Fatiha dhe ndikimi i madh tek ne – Nga kuptimet e Ibn Kajjimit

Më të lexuarat

Ibën Kajim el Xheuzije

“Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e të gjitha botëve. I Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. I Vetmi Mbisundues i Ditës së Shpërblimit (Ditës së Ringjalljes)” (Fatiha, 1-3) përmban elementin e parë që është njohja e Zotit, emrave, cilësive dhe veprimeve të Tij. Emrat e Allahut të përmendur në këtë sure, përbëjnë bazën e emrave të bukur të Allahut, e ata janë: Allah, Zot dhe i Gjithëmëshirshëm.

Emri Allah, tregon cilësitë hyjnore të Zotit dhe adhurimin që krijesat duhet t’i kushtojnë Atij.
Emri Zot, tregon cilësitë që kanë të bëjnë me Plot-fuqishmërinë dhe zotërimin Absolut të Tij.
Emri i Gjithëmëshirshëm, tregon cilësitë e Mirësisë dhe Bujarisë së Zotit.

Kuptimet e të gjithë emrave të Allahut, përsillen rreth këtyre tre emrave. Fjala e Allahut: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë” (Fatiha, 4), tregon njohjen e rrugës që të shpie për tek Allahu, e cila nuk është gjë tjetër veçse adhurimi i vetëm i Tij, ashtu siç Ai dëshiron dhe është i kënaqur dhe kjo arrihet me ndihmën dhe përkrahjen e Tij.

Fjala e Allahut: “Përforcona (drejtona) në Rrugën e Drejtë.” (Fatiha, 5), tregon se njeriu nuk mund ta arrijë lumturinë, vetëm se duke iu përmbajtur rrugës së drejtë dhe nuk mund t’i përmbahet kësaj gjëje vetëm se me anë të udhëzimit që i jep Zoti i tij, ashtu siç nuk e kryen dot adhurimin vetëm se me ndihmën e Tij, andaj gjithçka varet nga udhëzimi i Allahut.

Fjala e Allahut: “Jo në (rrugë) të atyre që e merituan Zemërimin Tënd mbi vete dhe as në (rrugë) të atyre, të cilët e humbën veten.” (Fatiha, 7), tregon dy llojet e shmangieve nga rruga e drejtë. Njëra shmangie shpie në humbje dhe vjen si rezultat i padijes dhe besimit të gabuar, ndërsa shmangia tjetër shpie në zemërimin e Allahut dhe vjen si pasojë e qëllimit të keq dhe punës së padobishme.
Fillimi i sures Fatiha trajton Mëshirën e Allahut, mesi i saj Udhëzimin, dhe fundi Mirësinë e Tij.
Njeriu do të përfitojë nga kjo mirësi për aq sa ai është i udhëzuar, dhe ai është i udhëzuar për aq sa është më-shiruar nga Allahu. Pra, e gjithë çështja përsillet rreth Mirësisë dhe Mëshirës së Allahut. Mëshira dhe Mirësia janë atribute që vijnë si rrjedhojë e Plotfuqishmërisë dhe Zotërimit Absolut të Allahut. Ai nuk mund të jetë vetëm se i Mëshirshëm dhe Mirëbërës, cilësi këto që rrjedhin nga Hyjnia e Tij; Ai është i Adhuruari i Vërtetë, edhe nëse nuk e pranojnë Atë ateistët, apo i bëjnë ortak politeistët.

Kushdo që kupton dhe vë në jetë përmbajtjen dhe kuptimet e sures Fatiha, do të arrijë përsosmërinë më të madhe dhe adhurimi i tij ndaj Allahut do të arrijë gradën e njerëzve të veçantë, të cilët qëndrojnë shumë më lart se sa adhuruesit e thjeshtë. Allahu na ardhtë në ndihmë!
—————————————————————————
Marrë nga libri ‘El Feuaid’, i autorit Iben Kajim el Xheuzije.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit