Supremja mbi shaminë: ç’duhet të kenë parasysh muslimanët?

Më të lexuarat

Një reagim mbi qëndrimin e drejtësisë kosovare ndaj një çështjeje të ndjeshme

Nga Abdullah Klinaku

Tani më qenka publikuar Aktgjykimi i Gjykatës Supreme për dispozitën e Udhëzimit Administrativ që ndalon “uniformen fetare”.

Disa mendime për këtë rast:

Gjykata nuk e ka ndaluar bartjen e shamive në shkolla. Ajo i ka dhënë të drejtë MASHT-it të nxjerrë, ndryshojë apo hartojë udhëzime administrative sipas interesit publik. Në këtë rast, ministria mundet ta ndryshojë pa problem këtë udhëzim.
Çështjet që prekin të drejtat fetare janë kompetencë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës e jo e OJQ-ve që eksperimentojnë me rendin juridiko-kushtetues të vendit.
Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës duhet ti ketë funksionale zyret e saj që i ndjekin rrjedhat në shoqëri dhe e ushtrojnë kompetencën e vet, për t’i ndaluar veprimet anarkike, individuale apo grupore.
Çdo besimtar i dijshëm e i vetëdijshëm duhet me pas njohuri mbi të gjitha për kontekstin dhe përgjegjësinë individuale karshi të drejtave kolektive.
Për interesin e përgjithshëm duhet të ketë konsensus kolektiv për veprimet, pasojat e së cilave i mund t’i ndjejnë të gjithë.

Të dashur myslimanë,

Mbajeni mend gjithmonë debatin midis Alija Izetbegoviqit dhe Abdullah Sidran, të cilët thojnë se u pajtuam në fund, që në kontekstin tonë vendor jemi shumicë, por në kontekstin kontinental jemi pakicë!

Dhe për fund, pa e njohur Fikhun e Pakicave, mos veproni e mos nxitoni se nuk është kontribut por zarar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit