11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Sulmi terrorist në veri, ambasadori Hovenier: Është kryer nga një grup profesionistësh

Më të lexuarat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur sot për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.

Hovenier në një deklaratë për media tha se sulmi është kryer një grup profesionistësh dhe pas tyre fshihet ndonjë strukturë.

“Më lejoni të them se është sulm shumë serioz… Institucionet e sigurisë së SHBA-së po punojnë bashkë me të Kosovës dhe të tjerët për të sqaruar gjithçka që ka ndodhur dhe motivet…”, tha ambasadori.

Ai më tej se ajo çfarë dinë është se pati sulm që ishte nga një grup i organizuar, i stërvitur e profesional dhe që pati edhe pajisje ushtarake.

“…E dimë se sulmuesit vranë një polic të Kosovës”, ka thënë Hovenieri.

Ambasadori amerikan tha më tej se nuk ishte një grup i organizuar spontanisht nga individë, qytetarë, por ishte një grup i organizuar mirë që do të thotë se prapa tyre qëndron ndonjë strukturë.

Hovenier nuk ka pranuar ta komentojë videon e publikuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në të cilën shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqi, si pjesë e grupit sulmues.

“E kam parë këtë video. Kaq mund të them. S’jam në pozitë të komentoj. Ka shumë gjëra që nuk dihen ende dhe kjo është e komplikuar, por këtë e marrim shumë seriozisht. Ishte kërcënim për Kosovën dhe popullin e Kosovës me pasoja tragjike. Po punojmë me partnerët që të kuptojmë çka ka ndodhur dhe të mbahen përgjegjës ata që bënë këtë. Jemi me popullin e Kosovës kur përballen me kërcënime dhe kjo do të vazhdojë edhe në këtë rast”, ka shtuar ai

Ai më tej u shpreh se nuk ka njohuri nëse ka pasur negociata për lirimin e sulmuesve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit