18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Sulmi kimik ndaj civilëve: Një video e frikshme e grave dhe fëmijëve të helmuar në Douma

Më të lexuarat

Të paktën 70 vetë u vranë dhe qindra u goditën nga një sulm kimik i kryer në Douma, bastioni më i fundit rebel pranë kryeqytetit sirian të Damaskut, thanë shpëtuesit për Al Jazeera.

“Helmetët e bardha”, një grup shpëtimtarësh që veprojnë në territoret siriane të kontrolluara nga rebelët, njoftuan të shtunën se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

“Shtatëdhjetë njerëz janë ngulfatur deri në vdekje dhe qindra janë ende duke luftuar për jetë,” tha për Al Jazeera, Raed al-Saleh, kreu i “Helmeteve të Bardha”, duke shtuar se Bilanci i Zi pritet të rritet, pasi shumë janë në gjendje kritike.

Saleh thotë se klor gazi dhe një gaz tjetër i paidentifikuar, por më i fortë u hodhën në Douma.

“Vullnetarët nga helmetat e bardha po përpiqen të ndihmojnë njerëzit, por gjithçka që mund të bëjmë është t’i evakuojmë në një zonë tjetër në këmbë, pasi shumica e makinave dhe qendrave janë jashtë shërbimit”, shton ai. Një anëtar i helmetave të bardha për Al Jazeera tha se një familje e tërë u mbyt duke u fshehur në bodrumin e sulmeve ajrore dhe bombave me fuçi.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një hakmarrje globale në Siri, nëse konfirmohet se ka ndodhur një sulm kimik.

Presidenti i SHBA Donald Trump dënoi sulmin kimik në Siri dhe tha se presidenti sirian Bashar al-Assad do të paguante një “çmim të lartë” për këtë.

Trump shtoi se “në një sulm kimik të zymtë” ka shumë të vdekur, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, sipas agjencisë Reuters.

Ai gjithashtu fajësoi në Twitter Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe Iranin për mbështetje, siç tha ai, “Kafshës Assad”. /KohaIslame.com/

https://www.facebook.com/ahmadkakmahmood/videos/1755174637907362/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit