Sulmi jehud ndaj regjimit shiit mbi disa objektiva njerëzore

Më të lexuarat

Izraeli: Hoqëm qafe tre komandantë të lartë ushtarakë dhe gjashtë shkencëtarë bërthamorë

Izraeli ka nisur sulme të paprecedentë ndaj Iranit, duke synuar programin e tij bërthamor dhe udhëheqësit e lartë ushtarakë.

Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit raportoi se gjashtë shkencëtarë bërthamorë iranianë u vranë në sulmet izraelite.

Në një postim në X, agjencia raportoi se gjashtë shkencëtarë – Abdulhamid Minouchehr, Ahmadreza Zolfaghari, Seyyed Amirhossein Faqhi, Motlabizadeh, Mohammad Mehdi Tehranchi dhe Fereydoun Abbasi – u vranë në sulme.

Ushtria izraelite tha se kishte vrarë “tre komandantë të lartë ushtarakë iranianë” në sulmet e saj të papritura gjatë natës.

Në një postim në X, ushtria izraelite i përmendi objektivat e vrasjeve të saj si Mohammad Bagheri, shefi i shtabit të forcave të armatosura; Hossein Salami, komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare; dhe Gjeneral Major Gholam Ali Rashid, Komandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya.

Ushtria tha se gjatë natës më shumë se 200 avionë luftarakë izraelitë sulmuan më shumë se 100 objektiva në të gjithë Iranin. /tesheshi.com/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit