10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sulmet në Zveçan e Zubin Potok, Kurti: Hetimet tregojnë se ishin të qëllimshme, qartazi ato po i nxitë e mbështetë Serbia

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas djegies së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok.

Kurti ka thënë se djegia e këtij objekti ishte e qëllimshme dhe se qartazi ato po i nxit e mbështet Serbia.

“Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje”, shkruan kryeministri.

Tutje, ai tha se Serbia po i përdorë qytetarët e Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar.

“Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar. Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë:

Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme.

Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen.

Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar.

Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë.

U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit