20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Sulmet me armë nëpër shkolla: Të armatosen mësuesit

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetje për nismën e armatosjes së mësuesve nëpër shkolla.

Ky propozim erdhi nga të mbijetuarit e sulmit në Florida, të cilët thanë se është e domosdoshme që mësuesit të jenë të armatosur, për t’iu përgjigjur sulmeve të tilla.

“Një mësues i armatosur mund të ndërhyjë dhe t’i japë fund sulmeve të tilla që në fillime, duke parandaluar viktima të shumta, ashtu si në rastin e fundit, në Florida”, u shpreh presidenti amerikan.

Gjithashtu, Trump propozoi edhe armatosjen e zonave pranë shkollave, që aktualisht është e ndaluar në shumë prej shteteve. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë theksuan se do të bëhen kontrolle të rrepta mbi shëndetin mendor të armë-mbajtësve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit