11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Sudan, forcat e ushtrisë arrestojnë kryeministrin Hamdok dhe liderët e partive

Më të lexuarat

Konfirmohet se në mesin të arrestuarve ndodhet kryeministri Hamdok dhe drejtuesit e koalicionit në qeverinë e Sudanit, Forcat për Liri dhe Ndryshim

Një grup ushtarësh në Sudan njoftohet se në orët e mëngjesit kanë arrestuar kryeministrin Abdalla Hamdok dhe liderët e partive partenere të qeverisë së koalicionit që drejton vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga dëshmitarë në ngjarje, mësohet se në disa rajone në Khartoum kanë filluar protestat pas arrestimit të liderëve të koalicionit në pushtet.

Konfirmohet se në mesin të arrestuarve ndodhet kryeministri Hamdok dhe drejtuesit e koalicionit në qeverinë e Sudanit, Forcat për Liri dhe Ndryshim.

Pas arrestimeve në kryeqytetin Khaartoum kanë filluar protestat dhe në disa rrugë protestuesit kanë bllokuar rrugët duke djegur goma.

Ndërsa Ministria sudaneze e Informacionit ka konfirmuar se disa nga anëtarët e Këshillit të Sovranitetit dhe disa ministra të qeverisë së tranzicionit janë arrestuar nga forcat e përbashkëta ushtarake.

Pas veprimeve ushtarake në vend përjetohet ndërprerje në internet dhe linjat telefonike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit