10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Stuhia vazhdon”: Pritet arrestimi i Adem Grabovcit dhe Shaip Mujës?

Më të lexuarat

Arrestimet nuk pyesin asnjë parti. Burime të Botapressit në kushte anonime kanë thënë se përveç Shaip Mujës i cili është përfolur edhe më parë si i dyshuar për “aferën e veshkave”, në pistën e dyshimit janë edhe emrat e Ilmi Reçicës, Adem Grabovcit, Shkelzen Syla ish-komandant i Batalionit 40 të mjekësisë që njihet si mik (vëlla i grues) së mjekut të dënuar Lutfi Dervish, pastaj Sabit Geci e Azem Syla.

Këta dyshohet se kanë marrë pjesë në “transportimin” e viktimave nga Kosova në Shqipëri, përkatësisht në burgun e Burrelit. Burgu i ri në Gërdovc të Podujevës së shpejti mund të mbushet me emra të “peshqëve të medhenj” apo të “jakava ë bardha”. Banorët e parë të kësaj qendre paraburgimi besohet se do të jenë figura të larta të partisë në pushtet, PDK-së. Në këtë kuadër përflitet se ata janë deputetë të PDK-së në Kuvendin e Kosovës të cilët tash e sa kohë po hetohen nga prokurorë të EULEX-it.

Burime të Botapressit në kushte anonime kanë thënë se përveç Shaip Mujës i cili është përfolur edhe më parë si i dyshuar për “aferën e veshkave”, në pistën e dyshimit janë edhe emrat e Ilmi Reçicës e Adem Grabovcit. Këta dyshohet se kanë marrë pjesë në “transportimin” e viktimave nga Kosova në Shqipëri, përkatësisht në burgun e Burrelit.

Në pranverë të vitit të kaluar gazeta prestigjioze “The Independet” boti një artikull me titull “Trafiku i organeve, hetim qeveritarëve kosovarë” në të cilin decidivisht u përmend emri i deputetit Shaip Muja. Në ndërkohë siç dihet prokurori amerikan, udhëhqës i taskt-forcës special për hetime të Bashkimit Evropian, Klint Williamson tashmë e ka përfunduar raportin e tij hetimor dhe mendohet se një kopje të këtij raporti tashmë ka arritur edhe në selinë e EULEX-it në Prishtinë.

Zyrtarë për informim të EULEX-it nuk kanë dashur të japing përgjigje se a e ka pranuar ky mission raportin e prokurorit Williamson. Siç dihet një kreytar komune i PDK-së Sami Lushtaku tashmë gjendet prapa grialve, një tjetër është duke u gjykuar, Ramadan Muja, një ish-kryetar komune gjendet në arrati Xhabir Zharku, ndërkaq një deputet i kësaj partie politike. Latif Gashi tashmë ka një vendim të shkallës së pare me të cilin është shpallur fajtor./standardi.info/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit