15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Studim: Pajisjet elektronike iu “rrëmbejnë” 21 minuta gjumit të fëmijëve

Më të lexuarat

Sipas rezultateve të një studimi, mësohet se fëmijët të cilët kanë pajisje elektronike në dhomë natën flenë 21 minuta më pak, raporton Anadolu Agency (AA).

Në studimin e realizuar nga shkencëtarët në Universitetin e California-s në SHBA morën pjesë 2048 nxënës të moshës 10-13 vjeç. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se fëmijët që kanë pajisje të tilla si kompjuter tablet apo smartfon flenë 21 minuta më pak gjumë gjatë natës.

Në studimin e kryer është zbuluar gjithashtu se televizori në dhomën e fëmijëve “rrëmben” 18 minuta nga gjumi i fëmijëve. Jennifer Falbe një nga shkencëtaret ka theksuar se përfundimet e studimit kanë demonstruar edhe njëherë se pajisjet elektronike të cilat shpërndajnë valë në dhomat e fëmijëve nuk duhet të jenë të pranishme në dhomat e tyre

Falbe ka tërhequr vëmendjen se shkurtimi i kohës së gjumit dhe rënia e cilësisë në gjumin e fëmijëve krahas ndikimit negativisht në probleme të sjelljes, dështimit të suksesit në shkollë, mund të çojë në rritjen e peshës. Gjithashtu pajisjet elektronike mund të ndikojnë në sistemin imunitar të fëmijëve.

Studimet e kryera më parë kanë treguar se të rinjtë e ekspozuar nga valët blu që shpërndanë kompjuterët, tabletët dhe smartfonët kanë probleme me gjumin dhe se këto valë blu të shpërndara nga pajisjet çrregullojnë edhe hormonin melatonin i cili sjell edhe gjumin. Pra përfundimet e studimeve të kryera nga Falble dhe ekipi i saj të publikuara në revistën “Pediatrics” kanë treguar se sa e shkurtojnë kohën e gjumit tek fëmijët pajisjet elektronike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit