13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Studentët protestojnë sërish

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka konfirmuar përmes një n njoftimi për medie se sot studentët sërish kanë bllokuar Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina”.

“Sot në rrugën “Xhorxh Bush”, në Prishtinë, që nga ora 07:45 e mëngjesit ka filluar të mbahet një protestë e paparalajmëruar. Në protestë po marrin pjesë një grup studentësh, rreth 35 persona, të cilët kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.Policia është prezentë në lokacionin e sipërshënuar dhe po bën monitorimin e rrjedhës së protestës. Deri në këto momente nuk është raportuar për ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e policisë.
Studentët duket janë të vendosur, të heqin nga posti rektorin. Ata për të tretën ditë me radhë kanë bllokuar sot Rektoratin. Ndonëse ishte paralajmëruar se para tyre aty do të jetë policia, studentët u treguan më të shpejtë, duke kaluar rrethojat dhe për t’u pozicionuar para hyrjes. Policët dhe personat privatë të sigurimit, që ishin aty, provuan t’i ndalin, por nuk ia dolën. Tani po vazhdon bllokimi i Rektoratit nga studentët. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit