12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Siri: Shkatërrohen qëllimisht banesat shumë-katëshe

Më të lexuarat

Qeveria siriane rrafshoi “qëllimisht dhe në mënyrë të paligjshme” mijëra shtëpi. Sipas raportit të “Human Rights Watch”, pamjet satelitore tregojnë 7 raste shkatërrimi në shkallë të gjerë, me eksplozive dhe buldozerë, në zonat që konsiderohen si fortesa të opozitës në Damask dhe Hama, gjatë viteve 2012 dhe 2013.

Në raportin me titull “Rrafshuar deri në Germadhe” shkruhet se “shkaterrimi i shpejte i pronës civile dhe ndëshkimi kolektiv përbën krim lufte”.

Pamjet satelitore, videot online dhe raportimet e dëshmitareve sygjerojnë se ata janë kryer nga forcat qeveritare. Në këto pamje shihen shtate zona të Damaskut dhe Hama-s perpara dhe pas shkaterrimit, ku pallatet shume-kateshe u kthyen ne germadha. “Human Rights Watch” shkruan se jane 145 hektare toke-ndërtimi, zonë e barabarte kjo me 200 fusha futbolli. 

Mijëra familje kanë humbur shtepite e tyre, si rezultat i ketyre shkaterrimeve. Permes ketij dokumenti i kerkoi qeverise siriane t’i jape fund menjehere shkaterrimeve duke i kujtuar se kjo perben nje shkelje te ligjit nderkombetar si dhe te kompensoje dhe t’u gjeje strehim alternativ te gjithe atyre sirianeve qe kane humbur shtepite.Gjithashtu, i kerkon Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ta çojë çështjen e Sirisë në Gjykaten Nderkombetare Penale. Zyrtare te qeverise siriane u pergjigjen se shkaterrimet u kryen, sepse ndertesat sipas tyre ishin te paligjshme.

Publikimi i raportit vjen në kohën kur përfaqësuesit e Qeverisë dhe opozitës siriane po zhvillojnë bisedime ne Gjenevë të Zvicrës. Të mërkurën, i dërguari i OKB-së, Lakdar Brahimi tha se nuk pret te shenohet ndonje progres gjate negociatave, qe parashikohen te perfundojnë të premten. Sipas tij, “akulli mes tyre po shkrihet,por hendeku mbetet sërish shumë i madh”. / tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit