16.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Strategjia anti-ekstremizëm fokusohet vetëm tek Muslimanët!

Më të lexuarat

Strategjia e Qeverisë anti-ekstremizëm është përdorur si strategji “për të targetuar komunitetin Musliman” dhe kjo duhet të ndryshohet, ka paralajmëruar Jeremy Corbyn.

Lideri i Laboristëve ka thënë se programi Prevent ka dështuar për shkak se “hedh një dyshim për të gjithë komunitetin”.

“U flas të gjithë njerëzve në komunitetin Musliman, u flas njerëzve në xhami, u fal njerëzve në kishë, u flas njerëzve që shkojnë në sinagogë, të gjitha llojeve të feve të ndryshme dhe grupeve të ndryshme” ka thënë Corbyn.

“Unë mendoj se strategjia Prevant më shumë është parë si targetim apo vënie në objektiv të komunitetit Musliman dhe askënd tjetër. Sikur thuhet se këtu është një dyshim për të gjithë komunitetin dhe kjo është kundër produktive”.

Corbyn ka thënë në një emision se kjo strategji duhet të fokusohet në të gjithë komunitetet.

Ai tha: “Merruni me çështjen e ekstremizmit të ekstremit të djathtë brenda shoqërisë sonë, të merremi me çështjen e racizmit në shoqërinë tonë, të merremi me çështjet e diskriminimit brenda shoqërisë sonë, të merremi me çështjet e perceptimeve të ndaluara dhe të kërkoni brenda shoqërisë sonë.”

Ajo çfarë bënë Prevent është: “Ej, le ta shikojmë vetëm komunitetin Musliman” ka thënë Corbyn, përcjell  TheIndependent.

Kjo është një strategji që ka për qëllim luftimin e ekstremizmit, duke e raportuar, që përfshinë çdo formë të dhunës dhe ekstremizmit. Kjo strategji ka qenë shumë e kritikuar për shkak se ajo nga diçka e përgjithshme është fokusuar vetëm në komunitetin Musliman.

Edhe Baroness Warsi nga Paria Konservatore e ka quajtur bizare këtë strategji që fokuson vetëm të rinjtë Musliman, ku sipas tij shumë terroristë vijnë nga prapavija të tjera./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit