16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Spanjollët në shesh kundër turistëve: Më mirë emigrantët

Më të lexuarat

“Tourist go home”, “turistë kthehuni në shtëpi”: nga Barcelona në Palma të Majorkës lexohen fraza të këtij lloji në muret e qyteteve spanjolle që protestojnë kundër ‘pushtimit’ të turistëve (75 milionë në Spanjë në vitin 2016: parashikohen 80 milionë këtë vit), ndërsa marshojnë për t’i uruar mirëseardhjen refugjatëve.

Në Spanjë ka shpërthyer “turistofobia’. Edhe pse të huajt përfaqësojnë 12% të GDP-së, duke e mbajtur vendin jashtë krizës, rezidentët kanë frikë “sindromën e Venecias”: qendrat historike të qyteteve të pabanuara, për t’ia lënë vendin autobusëve turistikë, qirave të paligjshme dhe rrëmujës. Dhe me ardhjen e verës, “problemi” është i madh.

Në 2012-ën ishin 57 milionë turistë: në 2016-ën 75 dhe për 2017-ën shifra do të mbërrijë deri në 80 milionë. Nëse nga njëra anë ekonomia qesh, nga ana tjetër spanjollët “qajnë” dhe ngrenë mure kundër turistëve. “Nuk u jepet me qira turistëve”, – janë mbishkrimet që dallohen në dritaret e Barcelonetës, ish-lagje e peshkatarëve në Barcelonë. “Turizmi vret”, “Jo autobusëve turistikë”, – lexohet në disa të tjera. Po pse gjithë kjo urrejtje ndaj atyre që kanë ngritur ekonomikisht vendin dhe kanë nxitur punësimin?

Turistët mbërrijnë me anije dhe kroçierë, udhëtime ‘low cost’ dhe janë kthyer tashmë në pjesë të përditshmërisë së banorëve të qyteteve. Por në verë regjistrohet edhe ‘pushtimi’ i pushuesve që mbërrijnë me makinë. Për spanjollët është një gjë e padurueshme dhënia e shtëpive me qira në të zezë dhe shndërrimi i banesave në dhoma hoteli.

Vetë komuna katalanase është përpjekur të rregullojë këtë ‘problem’, para së gjithash kundër paligjshmërisë, duke vendosur një numër kufizimesh, deri tani më pak përfitim për banorët.

Dhe për turizmin masiv ajo preferon të mirëpresë emigrantët, me marshime dhe mobilizime në të gjithë vendin, deri në kryeqytetin, Madrid.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit