16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Sony shkurton 1000 vende pune në sektorin mobile

Më të lexuarat

Sony deklaroi para pak ditësh se do të shkurtojë 1000 vende pune në kuadër të rindërtimit të sektorit mobile.

Këto operacione do të kalojnë tashmë në selitë e Tokios, pra nuk do të jenë më në Suedi.

Deri tani Sony Mobile ishte bazuar në Suedi, si pjesë e marrëveshjes me Ericsson, marrëveshje e cila përfundoi vitin e kaluar.

Në fakt, kjo lëvizje nuk është edhe aq e papritur duke marrë parasysh blerjen e Sony Ericsson nga Sony në tetor 2011.

Ky veprim u bë për të rritur kontrollin mbi sektorin mobile. Me zhvendosjen e Sony Mobile në Japoni, do të jetë më e thjeshtë për kompaninë të integrojë këtë sektor me pjesën tjetër si smartfonët dhe PlayStation-in.

Shkurtimet përbëjnë 15% të forcës punëtore të Sony Mobile. Ato do të përfundojnë deri në mars të 2014-s, ndërsa zhvendosja do të ndodhë në tetor të këtij viti.

Që nga blerja e Sony Ericsson, kompania ka filluar punën për të rihedhur në treg Xperia Ion.

Po ashtu, smartfonët po fillojnë të operojnë me Android, në vend të sistemit operativ të vetin që kishte Sony Ericsson.

Por, pavarësisht këtyre lëvizjeve, përqindja e tregut të Sony-t nuk ka parë shumë dritë. Statistikat e fundit tregojne se Sony ze vetëm 1.9% të tregut global të smartfonëve. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit