18.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Sondazhi nga Pyper: 53% e qytetarëve shprehen kundër që vendi të mbyllet sërish

Më të lexuarat

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me gjendjen e pandemisë në Kosovë.

34% e qytetarëve mendojnë se masat e qeverisë të marra së fundmi janë të mjaftueshme për të mbajtur nën kontroll situatën epidemiologjike. Rreth 49% e tyre mendojnë se këto masa nuk mjaftojnë. Mbi 17% nuk kanë pasur përgjigje në këtë pyetje.

Rreth 65% e qytetarëve të anketuar mendojnë se fajtorë për rritjen e rasteve me coronavirus janë qytetarët. 35% fajin për rritjen e rasteve me COVID-19 ja lënë qeverisë.

Rreth 53% e të anketuarve janë kundër një mbyllje të re të vendit. 47% e qytetarëve mbështesin një mbyllje të re të vendit për të ndaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit.

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit