10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Slloveni: Katër të vdekur pas përplasjes së 55 automjeteve

Më të lexuarat

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje në seri të 55 automjeteve pranë Senozeces, në perëndim të Sllovenisë, njoftuan sot burime të ndryshme.

Në këtë përplasje janë përfshirë autovetura, autobusë dhe kamiona.

”Janë regjistruar deri tani katër të vdekur dhe 25 të plagosur”, njoftoi policia e vendit ballkanik.

Incidenti po hetohet, ndërkohë që shkak kryesor për të mendohet se ishte mjegulla e dendur në autostradë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit