11.4 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

“Skandalin në stërvitjen e NATO-s në Norvegji e shohim si taktikë të FETO-s”

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Zëvendëskryeministri i Turqisë, Hakan Çavuşoğlu deklaroi se skandalin e fundit të shfaqjes së armiqësisë ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Mustafa Kemal Ataturkut në stërvitjen ushtarake të NATO-s në Norvegji, Turqia e sheh si taktikë të organizatës terroriste FETO.

I ftuar në panelin editorial të Anadolu Agency (AA), zv/kryeministri Çavuşoğlu sot komentoi skandalin e fundit gjatë stërvitjes së fundit të NATO-s dhe tha se ky është një tregues se në skenën ndërkombëtare në kohën e fundit ka një plan të ri të manipulimit me botën.

Duke theksuar se ky plan nuk bazohet në fakte reale, por është vepër e qarqeve të caktuara në tryezë, Çavuşoğlu tha se edhe etiketimi i Erdoğan dhe Ataturk si armiq të NATO-s mund të shihet nga ky aspekt.

“Turqia e sotme nuk është ajo Turqia e dikurshme. Nuk është ajo që ishte para 16 vitesh. Ajo në skenën ndërkombëtare dhe brenda NATO-s ka prioritete dhe qëndrime konkrete”, ka thënë Çavuşoğlu.

Ai tha se Turqia e sotme me qëndrime të forta dhe stoike kundërshton të gjitha përpjekjet e diskreditimit dhe armiqësisë, ndërsa veçanarisht potencoi qëndrimin stoik të Presidentit turk Erdoğan.

Më tej shtoi se Turqia pas incidentit të turpshëm tërhoqi ushtarët e saj nga stërvitja e NATO-s në Norvegji, ndërsa Çavuşoğlu tha se pas kësaj pasuan një valë kërkim-faljesh me të cilat kryeson Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Në fund të fundit të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm në qëndrimin e vendosur të Turqisë si një fuqi e rëndësishme në rajon, si ekonomike ashtu edhe në të gjtha drejtimet tjera”, tha Çavuşoğlu.

Duke treguar për pozitën e rëndësishme gjeopolitike të Turqisë dhe për faktin se ky vend ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, Çavuşoğlu tha se është e qartë se ka qarqe që nuk mund të pajtohen me faktin e qëndrimit stoik të Turqisë kundër planeve të rendit të ri botëror në bazë të manipulimit dhe intrigës.

“Qarqe të tilla ka dhe brenda aleancës së NATO-s. Ka qarqe që sot bashkëpunojnë me terroristët e PKK-së, PYD-së dhe FETO-s. Terroristët e FETO-s gjatë shërbimit të tyre të mëparshëm kanë vendosur bashkëpunim me disa qarqe të cilat ende vazhdojnë të jenë aktive”, ka thënë Çavuşoğlu.

Turqia udhëheqë luftë të vendosur kundër të gjitha organizatave terroriste, si PKK, PYD, FETO dhe DEASH, kurse Çavuşoğlu tha se anjë vend tjetër i botës nuk zhvillon një luftë të këtyre përmasave sikur që bën Turqia.

“Turqia ka prioritete dhe qëndrime të qarta dhe në përputhje me këto çdo herë do të reagojmë ndaj të gjitha diskreditimeve dhe armiqësive”, përfundoi Çavuşoğlu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit