Skandali i shekullit në SHBA: hapen dosjet e Epstein-it, përplasje Clinton–Trump

Më të lexuarat

Bota po pret një javë të mbushur me zhvillime të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, pasi Ministria Amerikane e Drejtësisë ka miratuar që të gjithë anëtarët e Kongresit të kenë të drejtë të shqyrtojnë dosjet e plota të #Epsteinit, pa asnjë redaktim, fshirje apo fshehje.

Kjo do të thotë se tre milionë faqet që janë zbuluar deri më tani nuk përbëjnë pothuajse asgjë përballë asaj që pritet të publikohet nesër, e cila mund të jetë skandali më i madh politik në SHBA që nga rasti “Watergate”.

Ngjarja e dytë: ish-presidenti Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary kanë vendosur që dëshmia e tyre para Kongresit të jetë publike. Kjo nënkupton një luftë të hapur mes demokratëve dhe republikanëve, si dhe një përplasje personale mes familjes Clinton dhe Trumpit.

Pasojat e gjithë kësaj pritet të shfaqen të mërkurën, pas takimit të planifikuar mes Trumpit dhe Netanyahut në Uashington lidhur me #Iranin. Sipas shumë ekspertëve dhe analistëve, përmasat e skandaleve do të kenë një ndikim të madh në vendimin për luftë.

#Ahmed_Mansour

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit