6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Siri, shpërthim në zemër të Damaskut

Më të lexuarat

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në zemër të Damaskut, në sheshin Omajadi.

Lajmin e bëjnë të ditur aktivistët anti-regjim, sipas të cilëve bëhet fjalë për një autobombë të shpërthyer përpara teatrit të operas së kryeqytetit.

Ndërsa një korrespondent perëndimor deklaron se bilanci i parë bën fjalë për të paktën dy të plagosur rëndë.

Për momentin nuk dihet se kush mund të fshihet pas atentatit. Shpërthimi i fundit në qendër të Damaskut është regjistruar më 8 maj.

Që prej nisjes së kryengritjes kundër presidentit Bashar al Assad, dy vjet më parë, të paktën 70 mijë persona besohet se janë vrarë, ndërsa 1,2 milionë njerëz po jetojnë jashtë Sirisë si refugjatë.

Dy ditë më parë presidenti amerikan, Barack Obama dhe kryeministri britanik, David Cameron ranë dakord që të shtojnë presionin ndaj Assad, me qëllimin e vetëm: largimin e tij nga skena politike./tch/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit