12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Siri: Qeveria e ka ndërprerë qasjen në Internet

Më të lexuarat

Dy kompani monitoruese të Internetit me seli në Shtetet e Bashkuara thonë se qeveria e Sirisë e ka ndërprerë qasjen në Internet në gjithë vendin.

Aktivistët në Siri, të kontaktuar me telefona satelitorë, e kanë konfirmuar ndërprerjen e paprecedent të Internetit, që u bë në kohën e luftimeve të ashpra në kryeqytetin Damask.

Firma e sigurisë së rrjetit me seli në Shtetet e Bashkuara, Renesys, tha se Siria efektivisht e ka shkyqur Internetin diku në mesditë.

Kompania tjetër me seli në Shtetet e Bashkuara, që distribuon përbërje në Internet, Akamai Technologies, poashtu e ka konfirmuar ndaljen totale të Internetit.

Siria shpeshherë pjesërisht e ka shkyqur Internetin, gjatë 20 muajve të kryengritjes kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, por është e paprecedente ndalja e totale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit