21.2 C
Pristina
Sunday, May 26, 2024

Siri – 96 të vrarë gjatë sulmeve forcave të Asadit

Më të lexuarat

Në sulmin që ndërmorën forcat e Esadit ndaj opozitarëve u vranë 96 persona.

Luftimet intensive jetohen në kryeqytetin Damask, Halep, Humus, Hama, Dejru-z Zor dhe Idlib.

Bëhet e ditur se opozitarët kanë shti në dorë hidrocentralin më të madh të vendit që gjendet mbi lumin Eufrat.

Gjithashtu njoftohet se opozitarët kanë marrë nën kontroll të plotë edhe bazën ushtarake Xherah që gjendet në lindje të qytetit verior Halep.

Njoftohet se gjatë marrjes së bazës janë kapur edhe 50 ushtarë dhe një numër i madh i municionit.

Ndërsa në qytetin Dejru-z Zor në radhët e opozitarëve janë bashkëngjitur 20 ushtarë të cilët u larguan nga forcat e Esadit.

Në anën tjetër Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun bëri të ditur se 1/5 e popullsisë në Siri ka nevojë për ndihma urgjente humanitare./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit