11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Siri, 73 të vrarë nga forcat e Asadit

Më të lexuarat

Pothuajse 73 persona, përfshirë 18 fëmijë dhe 7 gra, u vranë në sulmet e regjimit nga ajri dhe toka në tërë Sirinë të dielën, sipas Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Këshilli Koordinues Lokal për Sirinë(LCC) ka raportuar se helikopterët e regjimit kanë hedhur bomba me fuçi në Daraa, lagje në Damask, ku shumë ndërtesa janë dëmtuar dhe disa janë shkatërruar plotësisht.
LCC tha se njerëzit në rajone të ndryshme po vdesin nga sëmundje të ndryshme dhe kequshqyerja. Ata, gjithashtu thanë se regjimi i Asadit po i mbanë të bllokuara ndihmat humanitare në pjesët jugore të Damaskut.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, lufta civile tre-vjeçare ka rezultuar në vdekjen e më shumë se 130,000 njerëzve dhe miliona të zhvendosurve./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit