12.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Si u vranë së fundi 21 ushtarë izraelitë në Gaza

Më të lexuarat

Prita palestineze që çoi në disfatën e rëndë sioniste, reagimi i Netanyhut: Katastrofë!

Ushtria izraelite tha të martën se të paktën 21 ushtarë u vranë dhe disa u plagosën në një pritë në Rripin qendror të Gazës.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se kjo disfatë ndodhi ndodhi pranë komunitetit kufitar të Kissufit kur luftëtarët palestinezë sulmuan ushtarët sionistë që po përpiqeshin të hidhnin në erë disa ndërtesa.

Izraelitët thonë se luftëtarët palestinezë qëlluan me raketa një tank izraelit, ndërsa shpërthimi i njëkohshëm shkaktoi shembjen e dy ndërtesave dykatëshe.

“Për shkak të këtij shpërthimi, ndërtesat janë shembur, ndërkohë që pjesa më e madhe e forcave ishin brenda dhe pranë tyre”, shtoi Hagari.

Për këtë rast, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ata kishin “përjetuar një nga ditët më të vështira që nga fillimi i sulmit”.

Duke deklaruar se ushtria izraelite kishte nisur një hetim mbi situatën, të cilën ai e përshkroi si një “katastrofë”, Netanyahu tha se sulmet në Gaza do të vazhdojnë derisa të arrihet “fitorja absolute”.

Numri i të vdekurve të ushtarëve izraelitë që nga fillimi i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës më 7 tetor është rritur në 565, por sipas llogarive alternative ëshë shumë më i lartë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit