12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Si t’i ndihmojmë fëmijët të përballojnë lajmin e diagnozës së kancerit

Më të lexuarat

Kur ti, një anëtar familjeje ose një njeri tjetër që ju e doni me gjithe zemër, diagnostikohet me kancer, kjo për ju mund të jetë një nga çastet më të hidhura të jetës. Në këtë moment në kokën tuaj lindin shumë pyetje dhe paqartësi rreth sëmundjes, gjë që e bëjnë akoma edhe më të vështirë kapërcimin e dhimbjes. Fëmijët sidomos janë më delikatët. Duke qenë se ata janë ende në zhvillim, probabiliteti që të pësojnë traumë është më i madh. Informimi i fëmijëve në lidhje me kancerin është një situatë që mjekët, prindërit, anëtarët e familjes dhe miqtë duhet ta trajtojnë me kujdes.

TË FLASËSH PËR SËMUNDJEN ME NJË FËMIJË

Ndonjëherë anëtarët e familjes mendojnë se e mbrojnë fëmijën duke ia mbajtur sekret diagnozën e kancerit. Në fakt ne duhet të përpiqemi të mos pretendojmë se gjithçka është në rregull, pasi fëmijët janë shumë të vëmendshëm dhe mund ta vërejnë se gjërat janë ndryshe. Ata mund t’i kuptojnë gjërat si të rriturit; edhe një vogëlush 18 muajsh mund të kuptojë se përreth tij gjërat kanë ndryshuar.

Fëmijët do ta vërejnë se prindërit shkojnë më shpesh te mjeku, dhe përfundimisht, do të vërejnë ndryshime në trupin dhe temperamentin e tyre nga sëmundja dhe trajtimet pasuese. Disa familje thonë që dhënia e lajmit për fëmijën e tyre funksionon më mirë kur e dëgjojnë atë së bashku nga një doktor.

Ka mjaft burime të dobishme për pacientët me kancer, fëmijët e tyre dhe anëtarët e tjerë të familjes për t’iu përshtatur jetës pas një diagnoze kanceri. Duke kërkuar ndihmë nga terapistë, psikiatër ose grupe mbështetëse pacienti mëson teknika të dobishme si t’i tregojë fëmijëve dhe anëtarëve të familjes për diagnozën e tij, dhe gjithashtu mund të mësojë disa aftësi menaxheriale për raste të tilla.

GJËRA TË RËNDËSISHME QË DUHEN THËNË

Tregojini fëmijës të vërtetën e plotë në lidhje me diagnozën e kancerit. Gjithashtu, sigurohuni që t’i lini kohë të bëjë pyetje dhe të ndajë shqetësimet, mendimet ose ndjenjat e tij në lidhje me këtë çështje. Mundohuni t’u theksoni se:

  • Asgjë që ata kanë menduar, thënë ose bërë nuk është bërë shkak i sëmundjes
  • Ata nuk mund t’ju shërojnë, por mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mire nëse duan
  • Ata nuk janë të vetmit që e kalojnë këtë; ka edhe fëmijë të tjerë me prindër si ai.
  • Emocionet negative si zemërimi, frika, inati ose stresi janë normale
  • Anëtarët e familjes dhe të dashurit e tyre mund t’i trajtojnë ndryshe, sepse tregojnë shqetësim ose keqardhje
  • Ata nuk do të braktisen nëse ndërroni jetë, ju do të siguroheni që dikush do të kujdeset për ta.
  • Shkolla dhe aktivitetet e tjera janë akoma të rëndësishme
  • Ata mund të drejtohen tek të rriturit për ndihmë ose mbështetje nëse ndihen të mbingarkuar

TEKNIKAT E PËRBALLIMIT PËR FËMIJËT QË DIAGNOSTIKOHEN ME KANCER

Kur shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve, zbulojnë se prindi ose anëtari i familjes ka kancer, mund të kalojnë në gjendje krize. Disa nga mënyrat që prindërit me kancer mund t’i ndihmojnë fëmijët t’i përballojnë këto lajme janë:

  • Kaloni kohë të bukur së bashku
  • Ruani ekuilibrin, rutinën dhe kufijtë
  • Ndihmojini të kuptojnë se si gjërat mund të ndryshojnë
  • Jini i vëmendshëm dhe pranues ndaj shqetësimeve të tyre dhe çdo ndryshimi në sjellje
  • Pranoni reagimin e fëmijës (inat, trishtim, zemërim)
  • Mos ia atriuboni çdo sjellje lajmit të kancerit
  • Informoni shkollën e fëmijës në mënyrë që ata të kuptojnë dhe adresojnë çdo çështje në mënyrë të përshtatshme

Pasi të mësojnë për diagnozën e kancerit, fëmijët do të kenë nevojë edhe më shumë për mbështetje nga prindërit, anëtarët e familjes dhe miqtë. Kuptoni që do të jetë e vështirë për ta ta pranojnë informacionin. Ata mund të sillen keq, demonstrojnë agresivitet ose mosbindje. Kjo sepse, ashtu si ju, ata gjithashtu po përpiqen t’i ‘gëlltisin’ të gjitha dhe nuk dinë si të reagojnë. Jini sensitive ndaj veprimeve të tyre dhe përpiquni të jeni të durueshëm.


Bio e autorit: Jennifer Verta shkruan artikuj për Mesothelioma Hub për të ndihmuar pacientët të kuptojnë më mirë informacionin e komplikuar mjekësor në lidhje me sëmundjen, shkaqet dhe gjithçka tjetër që lidhet me të. Ajo ka shkruar artikuj për një sërë klientësh për më shumë se 6 vjet.

Sources:

American Cancer Society. (2017). Helping Your Child Adjust to a Cancer Diagnosis. Retrieved May 2021 from https://www.cancer.org/treatment/children-and-cancer/when-your-child-has-cancer/after-diagnosis/helping-your-child.html

CancerCare. (2020). Talking to Children When a Loved One Has Cancer. Retrieved May 2021 from https://www.cancercare.org/publications/22-talking_to_children_when_a_loved_one_has_cancer

Dana-Farber Cancer Institute. (2012). Retrieved May 2021 from https://www.dana-farber.org/for-patients-and-families/care-and-treatment/support-services-and-amenities/family-connections/for-the-patient/how-to-help-children-cope/

National Cancer Institute. (2018). Talking to Children About Your Cancer. Retrieved May 2021 from https://www.cancer.gov/about-cancer/coping/adjusting-to-cancer/talk-to-children#:~:text=Try%20to%20get%20them%20to,other%20people%20in%20their%20lives

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit