10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Si të prek engjëlli dhe si të prek shejtani?

Më të lexuarat

“Shejtani ju premton juve varfërinë dhe ju urdhëron për turpe, kurse Allahu ju premton falje prej Tij dhe mirësi, dhe Allahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm” (Bekarah: 268)

Thotë Ibn Kethiri: “Ju frikëson juve me varfëri”

Nga Abdullah Ibn Mes’udi përcillet se ka thënë: Ka thënë i Dërguar i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të:

“Shejtani ka një prekje (cytje) te biri i Ademit edhe engjëlli ka një prekje (nxitje).

Për sa i përket prekjes së shejtanit ajo është: premtim (nxitje) për të keqen dhe përgënjeshtrim i së vërtetës; ndërsa prekja e engjëllit është: premtim (nxitje) për të mirën dhe vërtetim (pohim) i së vërtetës.

Prandaj kush e ndjen këtë le ta dijë se është prej Allahut, dhe kush ndjen tjetrën le t’i kërkojë mbrojtje Allahut prej (sherrit të) shejtanit”

Tefsir Ibn Kethir, surah el Bekarah: 268

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit