8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Si të përdorni bukën e mbetur

Më të lexuarat

Të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur t’ju ketë mbetur një copë bukë ose bagetë e ndjenjur në shtëpi, por ju nuk keni pasur kohë të vraponi për tek furra më e afërt. Kështu, ose keni përgatitur diçka tjetetër, ose keni preferuar të mos hani bukë në ato momente. Por, pasi të mësoni këtë sekret, nuk do ta hidhni më poshtë bukën bajate, e për më tepër do ta përdorni deri në thërrimen e fundit.

Sipas Bon Appetit (Rochelle Biloë), gjithçka që ju duhet për ta bërë bukën e ndjenjur sërish të ngrënshme, është vetëm pak ujë.
Prejeni bukën në copa mesatare dhe lageni koren e saj me pak ujë të ftohtë ose të ngrohtë. Vendoseni atë në furrë në temperaturën 176 për rreth 6 deri në 7 minuta.

Më pas buka është gati për t’u ngrënë sërish dhe ka të njëjtën shije të mirë, si në fillim. Ajo mund të përdoret sërish pa asnjë problem sepse uji kthehet në avull, i cili e hidraton sërish tulin dhe koren e bukës. Përveç kësaj, kuzhina juaj do të kutërbojë një aromë të mrekullueshme buke./shije

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit