2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Si një imam i kishtë nxënë ngusht shpijunat në xhami

Më të lexuarat

Si një imam i kishtë nxënë ngusht shpijunat në xhami

Shejh Abdul-Hamid Kishki thotë:
Unë e them këtë fjalim edhe pse e di se në xhami ka kush shkruan raporte. Mirëpo unë të këshilloj që ta shkruash raportin me besnikëri!
Vëllezër të nderuar!
Unë nuk i frikohem vdekjes, madje vdekja është qëllimi im dhe mjeti me të cilin i arrij dëshirat e mia!
E lus atë që shkruan raporte të mos thotë: “mos iu afroni namazit”, dhe ta shkëpusë nga pjesa tjetër “kur jeni të dehur”.
Ti që shkruan raporte, e lus Allahun me të udhëzu! Por shkruaj raportion me besnikëri. Mos e shkruaj një fjali e ta shkëputësh nga konteksti, nga fjalia para edhe nga ajo mbrapa. Shkruaj çka të duash, por me besnikëri.
Nuk jam prej atyre që ia kanë frikën bisedës informative e as që i frikësohem kërcënimeve!
Unë, çdo herë, në momentin që hipi në këtë minber them: o Allah! Më jep fund të mirë dhe mos më turpëro në Ditën e paraqitjes para Teje!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit