Imam Sufjan eth-Theuri, në komentimin e ajetit kuranor:
سَنَسْتَدْرِجُهُم مِّنْ حَيْثُ لَا يَعْلَمُونَ
”Ne do t’i shpiem ata drejt shkatërrimit shkallë-shkallë, prej nga nuk e kujtojnë fare.” (El-Kalem: 44)
ka thënë: “Sa herë që ata bëjnë një gabim (gjynah), Ne u dhurojmë një mirësi të re dhe i bëjmë ta harrojnë kërkimfaljen (Istigfarin).”
Pakujdesia ndaj kërkimfaljes është Istidraxh, ndërsa qëndrueshmëria në kërkimfalje është besim, siguri, gjerësi në rrizk dhe bereqet.
🔹 Istigfari si Mburojë
✍ Ibn Tejmija ka thënë:
”Allahu i Madhëruar nuk e dënon atë që kërkon falje, sepse istigfari e fshin gjynahun, i cili është shkaku i dënimit; rrjedhimisht, dënimi largohet.”
🔹 Disa nga format e kërkimfaljes (Istigfarit):
1- Sejidul-Istigfar (Kreu i Istigfarit, kërkimfaljes):
(Lutja e njohur: Allahume ente Rabbi la ilahe il-la ente…)
2- Estagfirullah ue etubu ilejhi.
(Kërkoj falje nga Allahu dhe tek Ai pendohem).
3- Estagfirullah el-Adhim, el-ledhi la ilahe il-la Huue, el-Hajjul-Kajjum, ue etubu ilejhi.
(Kërkoj falje nga Allahu i Madhërueshëm, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër, i Gjalli, i Përhershmi, dhe tek Ai pendohem).
4- Rabbi-gfir li, ue tub ‘alejje, inneke ente-Teuuabur-Rahim.
(Zoti im, më fal mua dhe pranoje pendimin tim, vërtet Ti je që e pranon Pendimin, je Mëshirëploti).
Hoxhë Fatjon Isufi
