Si mund të jenë hoxhallarët pro-miserbë, kur Serbia luftoi fenë e tyre?!

Më të lexuarat

Nëse serbët e justifikonin, në sytë e Perëndimit, luftën e tyre kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve edhe me terma fetarë, si luftë e të krishterëve kundër muslimanëve, si është e mundur që ka zëra absurd mes shqiptarëve, që thonë se ka hoxhallarë shqiptarë që i shërbejnë interesave të Serbisë?!

Nëse shqiptarët muslimanë ndahen me serbët edhe për shkak të fesë, si mundet ata t’i shërbejnë interesave të tyre?!

Arsyetimi që japin disa, se Islami i largon shqiptarët nga kombi, është jo vetëm alogjik dhe ahistorik, por duket qartë që i shërben retorikës po prapë alogjike dhe ahistorike, se të qenit të krishterë na bën më atdhetarë dhe shqiptarë të vërtetë!

Po kështu arsyetimi se Evropa dhe Perëndimi do t’i braktisë shqiptarët muslimanë, për llogari të serbëve të krishterë, është akoma edhe më absurd, sepse injoron realitetin e djeshëm dhe të sotëm politik dhe strategjik të shqiptarëve në rajon, pa harruar këtu faktin se Evropa sot është më pak fetare se kurrë ndonjëherë.

Ndaj dhe për këtë nuk është habi, që këtë retorikë të mykur, e përdorin trashëgimtarët laicistë të retorikës nacional-komuniste dhe ata që kanë interesa fetare t’i konvertojnë shqiptarët muslimanë në të krishterë.

Hoxhë Dr. Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit