8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Si homot po “bëjnë lëmsh” botën dhe mendimin katolik

Më të lexuarat

Francesku shkon edhe më larg: Zoti i bekon të gjithë(!!!)!

Papa Françesku ka mbrojtur vendimin e tij për t’i lënë priftërinjtë të bekojnë çiftet e të njëjtit seks, por pranoi se “vetmia është një çmim që duhet të paguani” kur merrni vendime të vështira.

Gjatë një interviste në një talk show italian, kreu i Kishës Katolike Romake këmbënguli se “Zoti i bekon të gjithë”, pa dhënë asnjë lloj reference biblike mbi pretendimin e tij shokues.

Ai pranoi kundërshtimin e konsiderueshëm që ka krijuar vendimi i tij, por akuzoi peshkopët se nuk e kuptonin vërtet çështjen dhe refuzonin të hapnin një dialog rreth saj.

Peshkopët nga Afrika, siç vëren Associated Press, refuzojnë të zbatojnë deklaratën e Vatikanit, ndërsa peshkopët individualë në Evropën Lindore, Amerikën Latine dhe gjetkë besojnë të njëjtën gjë.

Deklarata e 18 dhjetorit e Vatikanit ritheksoi mësimin tradicional të kishës se martesa është një bashkim i përjetshëm midis një burri dhe një gruaje. Megjithatë, ai i lejoi priftërinjtë të ofronin bekime jashtë shërbimit për çiftet e të njëjtit seks, duke u arsyetuar se megjithate bekimet nuk duhet të ngatërrohen me ritet dhe ritualet e një dasme.

I pyetur nëse ndihej i vetmuar, Papa Françesku u përgjigj: “Ti merr një vendim dhe vetmia është një çmim që duhet të paguash”, tha ai, duke shtuar se “ndonjëherë vendimet nuk pranohen. Në shumicën e rasteve, kur nuk e pranoni një vendim, është sepse nuk e kuptoni”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit