22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Shtohet “dashuria” mes Iranit dhe Izraelit

Më të lexuarat

Presidenti izraelit Shimon Peres tha të dielën se ishte i gatshëm të takohet me presidentin iranian Hassan Rouhani. Këto pohime ai i bëri gjatë një konference të mbajtur në Tel Aviv.

“Pse jo? Unë jam i gatshëm të takohem me Rouhanin. Unë nuk kam ndonjë armik. Ne nuk e shohim Iranin si armik,” tha Peres në përgjigje të një pyetje nëse ai do të takohet me presidentin iranian.

Duke deklaruar se armiqësia ishte një çështje e politikës e jo një çështje personale Peres vazhdoi, “Për një kohë të gjatë ne nuk kemi dashur të takohemi me Arafatin (ish-udhëheqësin palestinez), por kur ai e ndryshoi politikën e tij, atëherë pse jo”, deklaroi Peres.

Presidenti izraelit gjithashtu shprehu shpresat e tij se bisedimet, të cilat do të zhvillohen muajin e ardhshëm, do të parandalojnë Iranin nga marrja e armëve bërthamore, qoftë edhe për qëllime paqësore. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit