Dy reporterët e njohur të rrjetit televiziv Al Xhezira Enes Sherifi dhe Muhamad Kurejki u vranë sot në mbrëmje nga një sulm izraelit i drejtëpërdrejtë ndaj çadrës së gazetarëve, pranë kompleksit spitalor Esh Shifa në Gazë.
Bashkë me dy reporterët e njohur ranë edhe dy kameramanët e tyre që i shoqëronin.
Enesi ishte shembulli i gazetarit trim dhe guximtar. I provoi të gjitha llojet e sakrificave e megjithatë as u tut e as u spraps. Ai ishte zëri i Gazës që nuk heshti kurrë. Enesi dhe kolegët e tij ishin mishërimi i gazetarëve guximtarë sypatrembur, fjalët dhe reportazhet e të cilëve ishin për pushtuesin sionist po aq të forta sa krismat e armëve dhe gjëmimet e topave.
Allahu i mëshiroftë dhe i pranoftë këta djelmoshë të cilët dhanë jetën në lule të rinisë për t’ia përçuar botës zërin e së vërtetës! Amin!
Hoxhë Florian Leli
