11.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Shtëpia më e shtrenjtë në botë u shit në Nju Jork për 238 milionë dollarë

Më të lexuarat

Ka kushtuar thuajse 107 mijë dollarë për metër katrorë dhe u shndërrua këtë javë në shtëpinë më të shtrenjtë në botë, pasi në total kushtoi 238 milionë dollarë.

Kevin Griffin, një financier i famshëm në të gjithë botën, arriti të realizonte blerjen, që edhe pse theu rekorde, nuk është e vetmja për të. Ai zotëron gjithashtu një shtëpi në Çikago me vlerë 58,75 milionë dollarë, një papafingo në Majemi që kushton 60 milionë dollarë, një vilë në Londër me vlerë 122 milionë dollarë dhe një tokë me vlerë 250 milionë dollarë në Palm Beach.

Shtëpia e rekordeve në Nju Jork, ndodhen në jug të Central Park dhe më tepër është një bllok apartamentesh prej katër katesh (nga i 50-ti te i 53-ti). Në të gjenden sigurisht një bar personal, një klub sportiv, biblioteka dhe një fushë basketbolli.

Rekordi i mëparshëm për shtëpinë më të shtrenjtë në botë ishte vendosur nga investitori Barry Rosenstein, i cili në vitin 2014 pagoi 137 milionë dollarë për një pronë në East Hampton, po në Nju Jork.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit