9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shtëpia ka “kushtetutë” ashtu siç ka edhe shteti!!!

Më të lexuarat

Dr. Abdulkerim Bekar thotë: “Prindërit nuk duhet të presin ndihmën e shoqërisë për edukimin e fëmijëve të tyre, por të bëhen vetë protagonist në edukimin e tyre. Sa bukur është që vetë prindërit me inisiativën e tyre të vendosin rregulla (ligje) në shtëpi, duke i parë ato si një forcë e madhe edukative.

Në vijim po ju sjell një sërë “ligjesh”, një pjesë e të cilave mund të konsiderohen si bërthamë e kartës të rregullave në familjen tënde:

1- Falja e namazeve në kohën e vet.

2- “Të lutem” dhe “Faleminderit” janë dy fjalë të domosdoshme që nuk duhet të mungojnë gjatë komunikimit.

3- Mos përdor “goditje”, “mallkim”, “ofendim apo sharje” si dhe fjalë vulgare që haptazi largojnë ndjenjën e turpit dhe bukurisë shpirtërore.

4- Shprehi ndjenjat e tua në mënyrë të kulturuar dhe të qartë.

5- Sistemoje ambjentin familjar më mirë seç ka qenë më parë dhe bëhu përgjegjës për dhomën në të cilën fle.

6- Dëgjoje me vëmendje bashkëbiseduesin dhe mos ia ndërprit fjalën.

7- Përshëndet me përshëndetjen islame, si kur hyn, ashtu edhe kur del nga shtëpia.

8- Çdo ditë të lexo një pjesë nga Kurani i Madhërishëm.

9- Kur viziton dikë përmbaju rregullave të shtëpisë që ke vizituar.

10- Mos konsumo ushqim në dhomën e fjetjes.

11- Nuk qëndrohet pa fjetur pas orës… ( )

12- Aparatet elektronik përdoren vetëm një orë; prej orës… deri në…

13- Respektimi i prindërve dhe të moshuarve (gjyshi apo gjyshja).

14- Ndalohet përdorimi i çdo lloj aparati gjatë kohës kur të gjithë pjesëtarët e familjes janë ulur bashkë.

15- Ngrënia e ushqimit (e vakteve të bukës) bashkarisht.

16- Përfundimi i orarit të studimit shkollor në orën… ( )

17- Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e shtëpisë dhe pronës familjare.

18- Të gjithë duhet t`i shërbejnë vetes.

19- Interesi dhe nevojat e familjes qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër.

20- Askush nga pjesëtarët e familjes nuk duhet të hyjë nëpër dhomat e familjarëve të tjerë, pa trokitur dhe pa kërkuar leje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit