Shqiptari që tentoi të ndalte krijimin e shtetit të Izraelit

Më të lexuarat

Mes kujtimeve te Eqrem Bej Vlores. Si i “shiti” Sulltani tokat e para ne Tel-Aviv dhe opinionet shqiptare per ngjarjen
Habia e përgjithshme
Në vjeshtën e vitit 1904 Eqrem Bej Vlora i cili në atë kohë jetonte në Turqi së bashku me një komision qeveritar u nis për të përuruar hekurudhën e Hexhazit. Një udhëtim i gjatë e plot të papritura për shqiptarin, i cili edhe ndiqte Juridikun, por edhe punonte në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë. Gjatë udhëtimit, Eqerem Bej Vlorës i bëri përshtypje të madhe, sistemimi i shqiptarëve në poste të rëndësishme. “Në Rodos na bëri një vizitë guvernatori i përgjithshëm i ishujve të Egjeut, valiu Abedin pashë Dino, një shqiptar nga اamëria. Ishte diçka e habitëshme.” – kujton Eqerem Bej Vlora ndërsa udhëton drejt Rodosit për në Bejrut, ku edhe aty i kishin bërë përshtypje shqiptarët drejtues. Pas përurimit të hekurudhës së Hexhazit, anija më të cilën udhëtonte Eqerem Bej Vlora po udhëtonte drejt Jafës por, siç kujton dëshmitari, anija e tyre kishte edhe një mision për të kryer, madje mision të fshehtë. Sipas Eqeremit shefi i tij kishte porosi të mbildhte të dhëna informative rreth “Jewish Research Mission” të sapongritur në Tel-Aviv çështje kjo që i interesonte shumë autoriteteve turke.

Kundra Izraelit
“Më kujtohet mirë sesi në dhjetor të vitit 1903 unë u ndodha rastësisht në pallatin e Vezirit të madh të atëhershëm, Ferit pashë Vlorës. Ai na tregoi se pasdite do të priste Baron Rotçildin nga Parisi. Më vonë mësuam se Rotçildi kishte kërkuar marrjen në konçesion për 99 vjet, të 20.000 hektarëve tokë (duna rëre) në Tel-Aviv, për të cilën ai ishte gati të paguante Qeverisë një qira mjaft të lartë.” – kujton në librin e tij Eqerem bej Vlora duke shtuar se Veziri i madh nuk pranoi në asnjë mënyrë të ndihmonte në këtë marrëveshje. E megjithë përpjektjet e Vezirit shqiptar, Rotçildi arriti të marrë drejtëpërdrejtë nga Sulltani lejen për të krijuar në Tel-Aviv një “Komision studimor” dhe ishte ky komisioni, për të cilin anija me të cilën udhëtonte Eqerem Bej Vlora ndaloi për të marrë informacion. “Në plazhin e Tel-Avivit ishin ndërtuar dy shtëpi të vogla, fare të thjeshta ku punonin pesë agjentë-nëpunës të Kongresit Botëror اifut dhe, mblidhnin të dhëna për kushtet ekonomike të arabëve në Palestinë” – shkruan Eqerem Bej Vlora.
Parandjenjat e konfliktit
Eqeremi shënon se, që ky komision kishte punuar mirë kjo dukej dhe këtë e provonte mënyra e shkathët dhe e zgjuar, me të cilën në çastin e përshtatshëm, çifutët ua merrnin pronësinë arabëve të paditur dhe shkapërdarë. Në plotësimet që Eqerem Bej Vlora i bën këtij problemi, ai e sheh këtë sistuatë të krijuar si shumë të favorëshme për lindjen e konflikteve dhe akteve të dhunës. Ai nuk fajëson çifutët për këtë, por atyre që ua treguan rrugën dhe ua sheshuan zionistëve rrugën për në Palestinë, pra anglezëve. Sipas Bej Vlorës, kur ky mision filloi t’i kapërcejë caqet e parashikuara jo vetëm nuk i shërbeu, përkundër i dëmtoi interesat britanike. E si pasojë e kësaj, politika angleze filloi të punojë vërtet në mënyrë aktive kundër ngulitjes masive të çifutëve në Palestinë po ishte shumë vonë, lumi i imigrimit çifut nuk mund të përmbahej dot.
Opinioni
“Sot ai ka marrë një hov të paparë, ka arritur edhe rezultate të mahnitëshme, por shteti artificial i Izraelit që ai ka krijuar, fsheh në vetvete farën e trazirave të ardhëshme. Kjo sepse, për popujt arabë do të mbeten përherë e papërfytyrueshme të pranojë në heshtje, që një pykë çifute të ndajë më dysh botën arabe”. Ky ishte opinioni i Eqerem Bej Vlorës një shekull më parë ku me situatën e krijuar priteshin luftëra të egra ato që sot kanë bërë të tundet një botë e tërë. Eqeremi kujton fjalët e Ferit Pashë Vlorës, shqiptarit që kundërshtoi krijimin e shtetit Izraelit, të cilat ia ka thënë privatisht në rrethin e të afërmve të tij, mbi çështjen zioniste në Palestinë: “Ne jemi ngopur me problemet etnike të maqedonasve, grekve, armenëve dhe nuk kemi asnjë leverdi, që tani të arnojmë një problem etnik arabo-çifut. Palestina ka qenë dikur çifute, por që nga koha e Solomonit të madh e Davidit të vogël kanë kaluar mijëra vjetë. Me të drejtë apo pa të drejtë, sot ajo është 100 përqind arabe dhe Perandoria Osmane nuk ka arsye qoftë politike qoftë sentimentale ta ndryshojë këtë gjendje”. Por Veziri shqiptar nuk kishte mundësi të frenonte dhënien e tokave me konçesion, apo fluksin e çifutëve që nisën të zinin vend rreth Izraelit, Sulltani i kishte bërë ndërkohë pazaret e mëdha. Kjo ishte historia shqiptarit që nuk lejoi krijimin e Izraelit shkëputur nga libri i kujtimeve të një prej njerëzve më të mëdhenj, Eqerem Bej Vlorës.
“Gazeta Shqiptare”, Reportazh, 30.04.2002
4/30/2002

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit