16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shqiptarët nuk e ndërrojnë fenë, na njohu apo nuk na njohu Vatikani

Më të lexuarat

Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Don Shan Zefi, në emisionin “Personale” ka folur për qëndrimin e Vatikanit në raport me njohjen e Kosovës, ku sipas tij një gjë që ka ndikuar që Vatikani mos ta njeh Kosovën është për shkak të përkatësisë shumicë myslimane.
Sipas tij kjo e ka pasur ndikimin e vet, ngase shumica ortodokse që janë në Serbi janë më të afërt me Vatikanin. Por kjo nuk është hera e pare që ndodh të kemi kështu deklarata demaskuese për të parë hapur një nga arsyet raciste se pse nuk na njeh Vatikani.
Ka pasur edhe të tjera figura “intelektuale” që kanë bërë thirrje për ndryshimin e fesë, kjo si formë për tu njohur nga bota perëndimore, por kjo thirrje e tyre apo provokim i tyre ka dështuar, ngase shqiptarët Islamin e pranuan me dëshirë dhe si të tillë asnjëherë nuk pranojnë kompromise në dëm të besimit të tyre.

Thirrjet për konvertime masovike në fe të tjera për të qenë të pranuar ndërkombëtarishit sigurisht që shqiptarët nuk do i pranojnë asnjëherë pasi kjo i nxjerr më shumë si hipokrit që për të arritur qëllimin e tyre janë në gjendje të pranojnë çfarëdo kompromisi.
Tendenca të tilla dashakeqe veç se do e prishin këtë tolerancë fetare që e udhëheq komuniteti shumicë myslimane në këto troje, do të fus urrejtje gjë që shqiptarët nuk e kanë ndaj besimeve të tjera./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit