16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Shkup, lutje për viktimat e tërmetit në Turqi

Më të lexuarat

Në Shkup është organizuar një program ku është lexuar Kur’an dhe janë bërë lutje për viktimat e tërmetit të javës së kaluar në qytetet turke Elazığ dhe Malatya, raporton Anadolu Agency (AA).

Programi është organizuar në bashkëpunim të Zyrës së Këshilltarit për Çështje Fetare në Ambasadën turke në Shkup dhe Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut.

Në aktivitet morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, ndërsa gjithashtu ishin të pranishëm një numër i madh i qytetarëve të vendit.

Këshilltari i Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, tha se Turqia dhe vendet muslimane në kohë të fatkeqësive me lutje dhe mbështetje solidarizohen.

Ai tha se shteti dhe populli turk ka siguruar çdo lloj mbështetje për rajonin dhe se të gjithë personat që ishin bllokuar nën rrënoja janë shpëtuar.

Alkan theksoi se janë mbledhur në xhaminë e Murat Pashës në Shkup, vendin të cilin e cilësoi si zemra e Ballkanit, me kërkesën e të gjithë muslimanëve të vendit për të treguar solidaritetin me Turqinë.

“Lutjet tona janë për Turqinë. Lutjet tona janë për të gjithë muslimanë, për njerëzimin”, tha Alkan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit