6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shënohet 95 vjetori i shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Shqipëris

Më të lexuarat

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë më 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet më 11 shkurt 1920

 

Sot shënohet 95 vjetori i shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, ku janë organizuar disa aktivitete nga Bashkia dhe Muzeu Historik Kombëtar, raporton Anaolu Agency (AA).

 

Për të kujtuar këtë datë të shënuar për kryeqytetin shqiptar Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me shoqatën “Alsar” kanë hapur një ekspozitë fotografike me pamje të Tiranës ndër vite. Kjo ekspozitë përmban foto të periudhave të ndryshme historike të kryeqytetit të Shqipërisë, sjellë për vizitorët dhe të interesuarit e tjerë në një ekspozitë në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar

 

Ndërkohë edhe Bashkia e Tiranes ka përkujtuar sot 95 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Në ambientet e Polit Artistik u hap një ekspozitë fotografike “Ecja e Tiranës në vite” si dhe u përuruan 3 botime kushtuar Tiranës.

 

Kujtojmë se Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë më 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet më 11 shkurt 1920, duke hyrë në histori si data e shpalljes së këtij qyteti si kryeqytet. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut, ndërsa u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pasha. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. /AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit