7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shejhu i Al Azharit uron muslimanët për Ramazanin

Më të lexuarat

Në një mesazh të hënën Shejh Ahmed el Tayeb u lut që Zoti të bekojë umetin musliman në muajin e shenjtë.“Lutemi që Zoti të na ndihmojë që të kalojmë këtë muaj në rrugën e adhurimeve, bindjes (ndaj urdhërave të Zotit), faljës dhe afrimit me Zotin dhe të bëjë Ramazanin muaj të sigurisë dhe paqës për tërë botën,” raporton RT arabisht.
Mesazhi erdhi pasi instituti i fetvave Dar-al Ifta e Egjiptit njoftoi të martën si ditën e parë të Ramazanit.
Myftiu Shawki Allam tha se gjysmë hëna nuk u vërejt të dielën në mbrëmjë prandaj e marta do të jetë dita e parë e muajit të shenjtë.
Gjatë Ramazanit muslimanët, përveq të sëmurëve dhe udhëtarëve abstenojnë nga ngrënia e pirja nga agimi deri në muzg si dhe ia kushtojnë kohën e tyre lutjeve, leximit të Kuranit, vetëpërmbajtjes dhe bërjes së veprave të mira.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit