11.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Shehi: Dështimi i Perëndimit ka filluar prej vitesh në raportet me Botën Islame

Më të lexuarat

Dashamir Shehi ka thënë se në botën islamike u destabilizuan realitetet të mëdha të kësaj bote si Egjipti, Libia, të cilat janë në një kaos total. Nga kjo situatë ka shpëtuar vetëm Tunizi dhe gjithë pjesa tjetër është shkatërruar. Po ashtu Shehi dhënë disa arsye se përse Perëndimi dështoi të parandalonte gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në Siri nga lufta.

“Unë them se Perëndimi dështoi për disa arsye, Siria e Aleppo është një hallk e një zinxhiri kjo është e dukshme sepse këtu u këput zinxhiri. Dështimi i Perëndimit ka filluar prej vitesh në raportet që ka me këtë pjesë të botës. Se jemi edhe në të involvum në këtë lloj konflikti, kemi ushtarë në Afganistan, domethënë nuk jemi jashtë kësaj loje të madhe. Perëndimi ka lënë disa njolla të zeza filloi me Palestinën, vazhdoi me Afganistanin që u bë 15-16 vjet luftë,më pas me Irakun e cila u bë 13-14 vjeçare dhe nuk ka një dalje. Dhe e fundit fare, përfunduam tek Pranvera Arabe, nuk qe dhe shumë pranverë, siç e tregoi koha, doli pak si dimër kjo pranvera Arabe”, është shprehur Shehi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit