6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

SHBA vendos bojkot dhe sanksione ndaj Kinës për trajtimin e muslimanëve ujgurë

Më të lexuarat

 

SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia do të bashkohen në një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore 2022 që do të mbahen këtë vit në Pekin të Kinës.

I nisur nga SHBA-të, bojkoti synon të protestojë ndaj abuzimeve me të drejt e njeriut dhe mizoritë nga Kina kundër muslimanëve ujgurë në Xinjiang.

Hera e fundit që SHBA dhe aleatët e saj morën një qëndrim të tillë ishte në vitin 1980. Gjashtëdhjetë e pesë vende bojkotuan Lojërat Olimpike dhe nuk i dërguan atletët e tyre në Moskë për të protestuar kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit. Për ironi, ky vit shënoi tërheqjen historike të Amerikës nga Afganistani, njëzet vjet pas pushtimit të vendit.

Ndryshe nga bojkoti i fundit, ky është kryesisht simbolik. Atletët nga SHBA dhe vendet aleate të saj do të vazhdojnë të marrin pjesë në lojëra. Megjithatë, në këtë aktivitet nuk do të ketë përfaqësim politik apo pjesëmarrje të diplomatëve nga vendet bojkotuese. Masa është pjesë e një përpjekjeje më të madhe të Uashingtonit për të izoluar konkurrentin e tij më të madh ekonomik dhe ushtarak në vazhdim të luftës së ftohtë .

Ligjvënësit nga të dyja partitë kanë muaj që po bëjnë thirrje për një bojkot të tillë. Kina ka qenë gjithashtu nën presion për shkak të polemikave që lindin nga zhdukja e yllit të tenisit Peng Shuai. Shuai nuk u dëgjua për tre javë pasi ajo bëri akuza publike për sulm ndaj Zhang Gaoli, një ish-zëvendës president. Pas protestave nga e gjithë bota, Shuai më në fund u rishfaq në një video-telefonatë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar më 21 nëntor.

Në mars, administrata Biden e konsideroi trajtimin e Kinës ndaj muslimanëve ujgurë një gjenocid. Ujgurët janë një grup etnik turqisht-folës nga rajoni veriperëndimor i Kinës, Xinjiang. Ata janë kryesisht muslimanë dhe praktika e tyre e besimit daton nga shekullin i 9-të. Kjo provincë është pretenduar nga Kina që nga viti 1949 kur Partia Komuniste mori pushtetin dhe përbën një të gjashtën e masës tokësore të Kinës. Megjithatë, disa ujgurë i referohen kësaj zone si Turkistani Lindor dhe mbrojnë se ai duhet të jetë i pavarur nga Kina.

Akuzat kundër Pekinit janë ngritur për burgosjen e më shumë se një milion ujgurëve në qendrat e paraburgimit, ku kanë dalë raporte për tortura, përdhunime dhe sterilizime të detyruara. Ndërsa detajet e sakta të asaj që ndodh në këto kampe të ashtuquajtura ‘riedukimi’ janë të pakta. Ish-të burgosurit kanë përshkruar kushte të ngjashme me burgun me monitorim të vazhdueshëm. Ata janë detyruar të betohen për besnikëri ndaj partisë komuniste, të heqin dorë nga Islami dhe të mësojnë gjuhën mandarine. Këto kampe ndalimi gjithashtu shpërbëjnë familje dhe fëmijët prindërit e të cilëve janë ndaluar shpesh detyrohen të qëndrojnë në jetimoret shtetërore.

Përveç bojkotit olimpik, SHBA-të javën e kaluar kanë njoftuar gjithashtu për sanksione të gjera lidhur me të drejtat e njeriut ndaj entiteteve kineze. Mianmari, Bangladeshi dhe Koreja e Veriut u prekën gjithashtu nga masa e cila u njoftua për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Më i shpërfaqur ishte vendimi për të sanksionuar kompanin “AI start-up SenseTime” e cila është gjithnjë në rritje. SHBA thotë se kompania ka zhvilluar programe të njohjes së fytyrës që mund të identifikojnë prejardhjen etnike të një personi dhe përdoren për të veçuar muslimanët ujgurë. E vlerësuar në 7.5 miliardë dollarë, kompania është vendosur në një listë të zezë dhe investitorët amerikanë do të ndalohen të investojnë në firmë. Si rezultat, SenseTime ka shtyrë ofertën publike të planifikuar prej 767 milionë dollarësh në bursën e Hong Kongut.

U sanksionuan edhe kryetari aktual dhe ish-kryetari i rajonit Xinjiang (Turkestani Lindor), shofrat Zakir dhe Erken Tuniyaz. Ata thuhet se kanë mbikëqyrur internimin e më shumë se një milion ujgurëve gjatë mandatit të tyre. Individëve u ndalohet hyrja në SHBA, pas një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili gjithashtu përfshinte ndalimin e importit të mallrave nga Xinjiang.

Bojkotet dhe sanksionet që udhëhiqen nga SHBA për të nxjerrë në pah vuajtjet e muslimanëve ujgurë do të mirëpriten nga aktivistët e të drejtave të njeriut që kanë mbrojtur kauzën për vite me radhë. Megjithatë, interesi vetjak dhe oportunizmi në këto ndalime është i dukshëm. Asnjë sanksion i tillë nuk do të vendoset kurrë ndaj entiteteve izraelite të përfshira në abuzimet e të drejtave të njeriut në Palestinë, apo subjekteve indiane fajtore për krimet e kryera në Kashmir. Këto standarde të dyfishta shërbejnë vetëm për të forcuar modelin shekullor të politikës së jashtme të SHBA-së dhe Perëndimit që drejtohet nga interesa gjeopolitike, në vend të shqetësimeve të sinqerta për demokracinë ose të drejtat e njeriut.

Autor: Waleed Ahmed
/MuslimMatters/

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit