Dëshmia në një gjykatë në SHBA ka zbuluar se agjencia amerikane e imigracionit (ICE) po përdor faqen e diskutueshme Canary Mission për të identifikuar studentë dhe profesorë kritikë ndaj Izraelit.
Qeveria amerikane ka pranuar se po përdor këtë faqe – e njohur për publikimin e profileve të përkrahësve të Palestinës – për të ndihmuar në deportimin e tyre ose bllokimin e hyrjes në SHBA.
Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe zemërim nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e cilësojnë këtë veprim si sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe aktivizmit politik në universitete.
Canary Mission është kritikuar gjerësisht për mungesë transparence dhe për publikimin e listave të njerëzve me pikëpamje pro-palestineze, duke i akuzuar ata për “urrejtje kundër hebrenjve” pa prova të qarta. /mesazhi
