ShBA-ja nis Operacionin “Hawkeye” në Siri duke shënjestruar pozicionet e DAESh-it

Më të lexuarat

Sulmi vjen si hakmarrje pas një sulmi të mëparshëm të DAESh-it kundër trupave amerikane, i cili vrau dy ushtarë amerikanë dhe një civil.

ShBA-ja ka nisur një operacion në Siri si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të përgjakshëm më 13 dhjetor ndaj forcave amerikane në Palmyra, njoftoi të premten sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

“Më herët sot, forcat amerikane filluan Operacionin “Hawkeye Strike” në Siri për të eliminuar luftëtarët, infrastrukturën dhe depot e armëve të DAESh-it (ISIS)”, shkroi Hegseth në X të premten.

Operacioni u përshkrua si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmit që kishte në shënjestër personelin amerikan të vendosur në Sirinë lindore.

“Kjo nuk është fillimi i një lufte, është një deklaratë hakmarrjeje”, tha Hegseth, duke shtuar se ShBA-ja “nuk do të hezitojë dhe nuk do të ndalet kurrë në mbrojtje të popullit tonë”.

Ai tha se ShBA-ja ka “gjuajtur dhe vrarë” disa individë gjatë sulmit dhe sinjalizoi se veprimet do të vazhdojnë.

“Hakmarrje shumë serioze”

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se sulmet ishin një “hakmarrje shumë serioze” dhe realizim i premtimit të tij për t’u përgjigjur.

“Ne po godasim shumë fort kundër fortesave të DAESh-it në Siri,” shkroi ai në platformën Truth Social, duke iu referuar Sirisë si “një vend i përgjakur me shumë probleme, por me një të ardhme të ndritur nëse DAESh-i mund të çrrënjoset”.

Ai vuri në dukje se më herët gjatë javës kishte mirëpritur trupat e ushtarëve të rënë në një “ceremoni shumë dinjitoze”.

Trump tha se qeveria siriane ishte “plotësisht në mbështetje” të operacionit dhe iu referua udhëheqësit të Sirisë si “një burrë që po punon shumë për t’i rikthyer Madhështinë Sirisë”.

“Të gjithë terroristët që janë aq të ligj sa të sulmojnë amerikanët paralajmërohen — JU DO TË GODITENI MË FORT SE KURRË NDONJËHERË MË PARË NËSE, NË ÇFARËDO MËNYRE, SULMONI APO KËRCËNONI ShBA-në”, shtoi ai.

Vendndodhja e saktë, numri i viktimave apo detaje të tjera operacionale të sulmit amerikan nuk janë bërë të ditura.

Sulmi i përgjakshëm më herët këtë muaj nga anëtarë të grupit terrorist DAESh në Sirinë qendrore u mori jetën dy ushtarëve amerikanë dhe një civilit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit