13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024


“SHBA-ja është e gatshme të plotësojë nevojat e mbrojtjes së Türkiye-s, aleatit të rëndësishëm në NATO”

Më të lexuarat

“Sigurisht që Türkiye është një aleat i rëndësishëm i NATO-s, është një partner i rëndësishëm sigurie”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price

 Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, në lidhje me heqjen e neneve nga teksti përfundimtar i buxhetit të mbrojtjes i cili vendoste kushte kufizuese për shitjen e avionëve F-16 ndaj Türkiye-s, tha se SHBA-ja është e gatshme të plotësojë nevojat e mbrojtjes së Türkiye-s, aleatit të saj të rëndësishëm në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke bërë vlerësimet e tij në një konferencë ditore për shtyp, Price u pyet lidhur me heqjen e kushteve kufizuese nga Akti i Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes 2023, i cili përfshin edhe buxhetin e mbrojtjes, për të cilat ishin kërkuar të vendoseshin për shitjet e F-16 ndaj Türkiye-s.

“Sigurisht që Türkiye është një aleat i rëndësishëm i NATO-s, është një partner i rëndësishëm sigurie. Dëshirojmë integrimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes dhe të sigurojmë gjërat që Türkiye ka nevojë për të përballuar kërcënimet e vështira me të cilat ajo përballet. Asnjë aleat i NATO-s nuk është përballur më shumë me sulmet terroriste aq sa aleatët tanë turq në territoret e tyre. Për këtë arsye bashkëpunimi ynë në fushën e sigurisë ka një rëndësi të madhe për ne”, tha Price në përgjigje të pyetjes.

Kjo çështje u trajtua kur presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti Joe Biden u takuan në Samitin e NATO-s në Madrid gjatë verës, theksoi Price, i cili shtoi se ka pasur bisedime edhe në nivele më të ulëta dhe se Departamenti Amerikan e ka diskutuar këtë çështje me Kongresin.

Ndaj pyetjes nga një gazetar grek se senatori i New Jersey-it, Bob Menendez i cili njihet me afërsinë me lobet greke dhe armene ka deklaruar se do të pengojë shitjet e F-16 ndaj Türkiye-s, zëdhënësi Price tha se Türkiye është një partner i rëndësishëm në NATO dhe se është vendi që është përballur më shumë me kërcënime brenda NATO-s.

“Sigurisht që ne po përpiqemi të sigurojmë që Türkiye të ketë aftësitë e mbrojtjes që ka nevojë për të vazhduar rolin e saj si një aleat i rëndësishëm i NATO-s”, tha ndër të tjera Price.

Ndërsa në përgjigje ndaj pretendimit të gazetarit grek se “Ministri i jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, tha dje se do të sulmojnë Greqinë. A do ta lejoni këtë?”, zëdhënësi Price deklaroi se “Dëshirojmë që çdo mosmarrëveshje mes aleatëve tanë të NATO-s të zgjidhet në mënyrë diplomatike. Greqia është një aleat i rëndësishëm. Türkiye është një aleat i rëndësishëm”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit